Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, është duke e mbajtur konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore, raporton Insporti.com.
Giresse të premten e kaluar publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar dhe sot në këtë konferencë do të flet për dy sfidat e tij të para si përzgjedhës i Kosovës.
“Do të flas për dy ndeshjet e ardhshme, për Burkina Faso dhe Zvicrën dhe si do të organizohemi për këto dy ndeshje. Pasi e kemi publikuar listën e futbollistëve pjesëmarrës për këto ndeshje, para se të gjithave me rendësi është njohja e futbollistëve, për të njohur më mirë futbollistët, me mënyrën e punës dhe si do të funksionojmë në dy ndeshjet në vijim. Pa dyshim do të tentojmë të inkuadrojmë të gjithë futbollsitët që janë në listë dhe kjo është shumë normale, që një trajner i ri ka nevojë të njoh të gjithë kapacitetit e gjithë futbollistëve. Do të thotë të vazhdojmë dinamikën aty ku kemi mbetur. Dua që secili futbollistë të tregojë më të mirë në objektivat që kemi përpara. Sahiti mungon sepse është lënduar dhe do ta konisderojmë ta gjejmë një zëvendësues për të. Sot do të kemi një stërvitje në stadiumin Fadil Vokrri”.
Emir Sahiti ishte ftuar për herë të parë por tani do të mungojë për shkak të lëndimit që ka pësuar me skuadrën e tij.
Nën drejtimin e Giresse, “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje.Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.
Më 29 mars, në Cyrih, poashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.Sot, 21 mars, trajneri Giresse do të paraqitet në një konferencë për shtyp nga ora 11:00.
Ndërsa, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00. /insporti.com/