×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur – Agim Ademi do dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë!

    Insajderi
    23 March 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për rastin e Agim Ademit.

    I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës do të dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj Gjykate.

    Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë në spital duke kryer teste dhe ekzaminime mjekësore.

    Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark