×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Kaos total te Juventus, dorëhiqen drejtuesit dhe presidenti Agnelli

    Insajderi
    28 November 2022 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Juventusi në kaos. Sipas mediave italiane, i gjithë këshilli administrativ, përfshirë edhe presidentin, Amdrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen.

    Agnelli largohet nga klubi pas 12 viteve në drejtim të bardhezinjve. Shkak është bërë çështja e plusvalencave shumë e diskutuar kohët e fundit.

      Dorëheqja në bllok e anëtarëve të këshillit administrativ është pasuar edhe nga vendimi i pakthyeshëm i zv-presidentit Pavel Nedved, administratorit të deleguar, Maurizio Arrivabene, ndërsa mësohet se hetimet e organit të akuzës në lidhje me falsifikimin e bilancit janë gjithashtu një nga shkqet e vendimit ekstrem të të gjithë zinxhirit drejtues.

      Në këtë mënyrë, mbyllet një nga epokat më të suksesshme të klubit nga Piemonte pasi nën drejtimin e Andrea Agnellit që nga viti 2010, Juventus ka fituar 9 tituj kampion Italie.  

      OP-ED
      Nga Rubrika

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark