Në maj të këtij viti, futbollisti i Prishtinës, Otto John ishte arrestuar pasi dyshohej se kishte marrë shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.
Nigerianit i ishte caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa sot avokati i tij, Egzonis Hajdari për Insajderin ka bërë të ditur se ish-futbollisti i Prishtinës është liruar.
Gjykata supreme e Kosoves ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar futbollistin nga paraburgimi.
Poashtu bëhet e ditur se Otto John tash e tutje do të jetë futbollist i KF Dukagjinit, shkruan Insajderi.