×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Mohamed Salah pritet të largohet nga Liverpool – klubi arab i premton rrogë më të lartë se Cristiano Ronaldo

    Insajderi
    24 August 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool këtë verë.

    Siç raporton mediumi i njohur Relovo, skuadra arabe Al-Ittihad ka kontaktuar sulmuesin egjiptian, ku edhe shumë shpejtë pritet të avancohen bisedimet mes klubeve, pasi që agjenti i egjiptianit flitet se tashmë është takuar me drejtuesit e klubit arab në Doha.

    Një nga arsyet kryesore se pse Salah mund të largohet nga “Anfield”, përveç pagës së majme, ku raportohet se i është ofruar më e madhe se e Cristiano Ronaldos (më e larta në Ligën e Arabisë), është edhe se drejtuesit e Al-Ittihad janë të bindur se 31 vjeçari do të intrigohet nga kultura islame në Arabi.

    Ditëve në vijim pritet që kjo marrëveshje të zyrtarizohet, dhe Salah t’i bashkohet Benzemas te klubi arab.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark