Selim Isufi sot ka vërshëllyer për herë të fundit bylbylin e tij në ndeshjen derbi Trepça – Trepça ’89, në Ligën e Parë, shkruan Insporti.com.
Gjyqtari Isufi sot ka referuar ndeshjen e fundit në karrierën e tij, duke i dhënë fund një karrierë të bujshme në Superligë dhe Ligën e Parë të Kosovës.
Isufi për “Insportin” ka konfirmuar se sot ishte ndeshja e tij e fundit si gjyqtar, duke e mbyllur karrierën me derbin lokal të Mitrovicës.
“Po sot ishte ndeshja e fundit. Pas 12 viteve si gjyqtar në Superligë, sot i erdhi fundi”.
Ai po ashtu ka konfirmuar se tashmë do të jetë me mision të ri.
“Unë nuk do të ndahem nga futbolli. Do të vazhdoj të jem vëzhgues i gjyqtarëve”, deklaroi Isufi për Insportin.
Isufi mbylli karrierën si gjyqtar kryesor në moshën 45 vjeçare. /Insporti.com/