×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmi i fundit, qeveria pranon një ultimatum nga AKK

    Insajderi
    30 September 2022 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka dhënë afat qeverisë që të ekzekutojë pagat për punëtorët që janë në grevë deri më 5 tetor.

    Qeveria e Kosovës nuk i ka ekzekutuar ende pagesat për punëtorët komunalë dhe mësimdhënësit të cilët janë në grevë.

    Ndërsa, në mbledhjen e mbajtur të qeverisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se pagat e muajit shtator janë ekzekutuar për të gjithë ata që kanë punuar me orar të plotë.

    “Mbështetje prej 50 eurove për të gjithë punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë deri në një mijë euro dhe që kualifikohen për përfitim nga muaji shtator e deri në fund të vitit. Meqenëse vendimi po merret tani dhe pagat janë procesuar, shtesat e muajit shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se ata do të presin ekzekutimin e pagave deri më 5 tetor, ndërsa bëri të ditur se nuk ka marrë ndonjë informacion nga komunat për ekzekutimin ose jot ë pagave të shtatorit.

    “Nuk kemi ende informacion, Qeveria afatin e ka deri më 5 tetor që të i ekzekutojë pagat e shtatorit. Do të shohim javën e ardhshme pasi që tashmë është vikend”, është shprehur Ibrahimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark