×
  • Lajme
  • Insajderi

    LAJMI I FUNDIT, sekuestrohen përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës

    Insajderi
    11 October 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

    Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Ferizajt përmes një komunikate për media.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe raporteve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, lidhur me inspektimin e jashtëzakonshëm të objekteve të  ndërtuara në Brezovicë –  Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”, nga këto raporte vërtetohet se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

    Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë.

    Ndryshe, aksioni në zonën e dytë të Sharrit ka nisur sot rreth orës 10, ndërsa i njëjti është duke vazhduar.

    Ndryshe, që nga fillimi në rastin “Brezovica” janë arrestuar mbi 30 persona. “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”- janë këto veprat penale, për të cilat po hetohen biznesmenë e zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

    Në aksionin e fundit që ishte zhvilluar para disa ditësh prokurori i rastit, Rasim Maloku kishte thënë për Insajderin se janë rreth 30 të arrestuar, 18 nga ta ndodhën në paraburgim, tre në arrest shtëpiak e disa të tjerë me masa më të buta.

    “Është ngritur një aktakuzë për 11 të pandehurit – tre nga ta janë zyrtarë kurse 8 janë investues në zonën e parkut kombëtarë Sharri në Brezovicë. Janë nën hetim dhe 70 të pandehur të ndarë në dy lëndë. Mbi 30 persona te arrestuar-  18 paraburgim 3 në arrest shtëpiak dhe disa me masa me te buta e dita mbrohen në liri. Pra varësisht nga rrezikshmëria se sa e pengojnë hetimet apo mund të arratisen”, kishte thënë Maloku për Insajderin./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark