![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Më shumë se 200 policë të Kosovës kanë zbarkuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit.
Ky veprim erdhi pas vendimit të Policisë për ta rritur prezencën në veri. Për këtë çështje ka folur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Sipas planeve operacionale të Policisë është rrit numri i policëve të rendit në disa lokacione ne Mitrovicën Veriore. Kjo ka ndodh për shkak të disa incidenteve që kanë ndodhur netëve të kaluar nga disa persona të paidentifikuara”, ka thënë Sveçla në RTK, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kjo situatë ka sjellë pasiguri të banorët që jetojnë atje. Me qellim që të kthehet siguria, Policia ka marrë vendim që të shtohet prezenca e policëve”./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: