Finalja e garës më të madhe për klube në futbollin evropian, Liga e Kampionëve, ishte planifikuar që këtë vit të luhet në Rusi.
Konkretisht, finalja e Ligës së Kampionëve pritej të luhej në Shën Petersburg.
Megjithatë, shkaku i luftës i agresionit rus ndaj Ukrainës në ditët e fundit, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.
Andaj, kjo finale pritet të ndryshojë ambient.
Sipas gazetarit Rob Harris, finalja e Ligës së Kampionëve në maj të këtij viti pritet të luhet në Paris.
Ndryshe, agresioni rus ndaj Ukrainës ka nisur që nga mëngjesi i djeshëm dhe si pasojë e kësaj, ka pasur shumë viktima.