Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer nga lëndimi dhe do të luajë sonte nga minuta e parë.
Kështu raporton gazetari kosovar, Arlind Sadiku.
Në konferencën për shtyp, selektori i Kosovës, Alain Giresse, ka folur me dyshime nëse lojtari do të jetë i ftuart.
Gjithsesi, sipas Sadikut, kjo çështje është tejkaluar dhe lojtari është gati.