Kandidatja e LDK-së për deputete, Alma Lama, ka thënë se Kosovës i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ajo në në Syri.tv ka ka thënë se është në LDK dhe se nga ish partia e saj, Vetëvendosje është larguar qysh në vitin 2013.
“Ka mobilizim të madh në LDK,” tha ajo, duke theksuar se pavarësisht se nuk shihet shumë në media, fushata është e ethshme.
Ajo tha se nuk i beson komenteve në media se LDK-ja po fundoset.
“Shumica e medieve janë në sulme të vazhdueshme ndaj LDK-së, jo ndaj Vetëvendosjes. Kam biseduar me ekspertë të sondazheve dhe kam mësuar se ato kanë marzhe të larta gabimi. E kam parasysh që VV ka rritje, e kam edhe faktin se duket sikur LDK ka rënie, por kjo do të shihet më 14 shkurt,” tha Lama.
“Besoj fuqishëm se Kosovës i duhet LDK-ja pasi është parti realiste, parti konstruktive”.
“Edhe Vjosa Osmani i duhet LDK-së, i duhet Kosovës. Por nuk besoj se e ka larguar LDK-ja Osmanin, por ajo ka gjetur rrugën e saj. Edhe unë kur nuk pajtohesha me partinë, kam gjetur rrugën time,” tha Lama. /Insajderi.org