×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Lamborghini 300 mijë eurosh dëmtohet, pronari shpërthen në lot

    Insajderi
    26 March 2019 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai donte të shijonte makinën super të shtrenjtë, në rrugët perëndimore të Londrës, të cilën sapo e kishte blerë. Në vend të kësaj, e gjeti veten duke u përplasur me një pemë dhe më pas kundër një muri.

    Për fat të mirë shoferi nuk u lëndua, por “Lamborghini Huracan”, që kushton 300 mijë euro u dëmtua. Dëshmitarët  e panë skenën nga afër dhe më pas i postuan videot në YouTube. Shoferi ka shpërthyer në lot për shkak të dëmtimi të makinës luksoze në pjesën e përparme të saj.

    Motori i Lamborghinit e kthen atë në një makinë garash. Super makina është një xhevahir i teknologjisë automobilistike, por siç këshillojnë faqet e specializuara, ajo është ende një makinë për “profesionistët” e timonit. Pra, përpara se të filloni të drejtoni një automjet të tillë, është e këshillueshme që të merrni disa mësime nga ekspertët.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark