×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lamborghini me vlerë 200 mijë euro u gjet i shkatërruar në rrugë – policia kërkon shoferin

    Insajderi
    15 November 2022 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Angli, policia po kërkon shoferin e një Lamborghini Urus që u gjet i shkatërruar në rrugë pas një aksidenti, shkruan The Sun.

    Policia beson se makina e tipit Lamborghini u përplas me rrethrrotullimin Runnymede në Egham më 10 nëntor në orën 22:00.

    Nuk dihet nëse shoferi ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit.

    Aktualisht, policia po përpiqet të gjejë një dëshmitar që pa vozitësin e Lamborghinit.


    Në një intervistë me Surrey Live, një zëdhënës i policisë tha: “Ne po bëjmë thirrje për dëshmitarë pas një aksidenti trafiku rrugor dje në mbrëmje (10 nëntor) rreth orës 22:00 në rrethrrotullimin Runnymede në Egham.

    Policia shtroi pyetjen edhe në rrjetin social, Facebook: “Ishit në atë zonë në atë kohë? A e keni parë automjetin duke përgjatë A30? Ju lutemi na kontaktoni”

    Pas kësaj thirrjeje, njerëzit kanë reaguar të tronditur në rrjetet sociale ndaj imazheve.

    Një person tha: “Ndoshta personi që drejtonte makinën nuk kishte shumë përvojë.

    Një tjetër tha: “Pa kamera, asnjë kamerë, asnjë makinë tjetër të përfshirë?”

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark