×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Lamborghini Urus dëshiron titullin e makinës SUV më të shpejtë

    Insajderi
    15 May 2019 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Synimi i ri e ka për qëllim, t’ja merr këtë titull që e mbanë Bentley Bentayga

    Derisa modeli aktual i Lamborghini Urus, është një makinë SUV ndër më të shpejtit në treg, modeli i ri pritet të jetë edhe më i shpejtë.

    Burime të afërta me Urus, e kanë njoftuar Motor Trend se ky model do të arrijë brenda dy vitesh, si dhe synimin që ka në plan. Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse do të ndryshohet motor prej 4.0 litrave që prodhon 648 kuaj fuqi.

    Për momentin, Bentley është SUV më i shpejtë në treg, që arrin shpejtësi deri në 305 kilometra në orë, ndërsa në nivel të afërt është edhe Porsche Cayenne që prodhon 677 kuaj fuqi.

    Në Lamborghini Urus të ri, pritet të ketë edhe ndryshime të lehta në eksterier, ndërsa brendësisë pritet t’i shtohet niveli i teknologjisë dhe komoditetit. /Telegrafi/

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark