×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Lamtumirë Mitsubishi Pajero

    Insajderi
    27 April 2019 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prej ikonave të botës së automjeteve furostradë, “Mitsubishi Pajero”, përgatitet të dalë nga skena duke filluar nga Japonia, shtëpia e saj.

    Marka japoneze, që e prodhon që prej vitit 1982, në fakt ka njoftuar që ky model, një fuoristradë e vërtetë, me skeletin e ndarë nga shasia, nuk do të shitet më në Japoni dhe në shumë tregje të tjera, ndërsa do të vazhdojë të propozohet në versionin sport në Lindjen e Mesme dhe Australi, tregje tradicionale për automjetet fuoristradë.

    Ndërsa në Japoni, “Mitsubishi Pajero” do të ofrohet në 700 ekzemplarë që mbajnë emërtimin “Final Edition”, me motor turbodiesel me katër cilindra, me kubikë 3,2 litra dhe 187 kuaj fuqi, si dhe një kambio automatike me 5 marshe.

    Tani pritet të fillojë gara mes koleksionistëve të fuoristradave edhe për “Pajero” ashtu sikurse ka ndodhur me modele të tjera ikonë si “Toyota Land Cruiser”, “Ford Bronco”, “Land Rover Defender” dhe versionin e parë të “Range Rover”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark