Vepra artistike e quajtur ‘The Persistence of Chaos’ është krijuar në bashkëpunim të artistit Guo O Dong-a dhe kompanisë që merret me sigurinë e kibernetikës Deep Insict.
Bëhet fjalë për një Samsung notebook nga viti 2008 me sistemin operativ Windows XP, i cili përmban 6 viruse të rrezikshme.
Në mesin e softuerëve të zymtë në kompjuter gjendet edhe virusi i njohur ILOVEYOU nga viti 2000, i cili ka prekur kompjuterët në Parlamentin britanik, madje edhe në Microsoft dhe në disa media si The Sun, Times dhe BBC.
Në laptop gjendet edhe ransomware WannaCry që shkaktoi kaos në institucionet botërore në vitin 2017. Aty janë edhe MyDoom, SoBig, DarkTequila dhe BlackEnergy.
“Malware është një nga mënyrat më të dukshme që interneti mund të dalë nga monitori juaj dhe t’ju kafshojë”, tha Guo O Dong, artist i cili qëndron pas konceptit.
Blerësi anonim do të marrë laptopin e tij kur lidhjet e tij dhe mundësia e bashkimit në internet të jenë të paaftë, në mënyrë që të mos përhapen viruset, transmetojnë mediat e huaja.