×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Largimi i avokatëve të Thaçit, reagon Ministria e Drejtësisë

    Insajderi
    30 January 2024 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale.

    Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, duke theksuar se kanë marrëveshje vetëm me avokatin Luka Misetiq, dhe se me ata të lartpërmendur obligim financiar ka vetëm Thaçi.

    “Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, thuhet në reagimin në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark