Aurora Susuri- Gunga, deri më sot figura kryesore e lajmeve në KTV, është larguar prej këtij mediumi.
Sipas burimeve të Gazetës Online “Reporteri.net, Susuri do t’i bashkohet një televzionit të ri.
Moderatorja ka kohë që ka qenë pjesë e KTV-së dhe është ndër më të njohurat në rolin e saj në Kosovë.
Ajo ka qenë për vite zëri i këtij mediumi, saktësisht prezantuese e lajmeve.
Kujtojmë se kjo është një prej largimeve të fundit. Kohë më parë nga KTV, u larguan edhe Adriatik Kelmendi, Xhemajl Rexha e shumë gazetarë të tjerë. /Insajderi.org