×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Largojeni Albin Kurtin, ose ai do shpallet “non grata” nga ShBA ose Kosova”

    Insajderi
    31 May 2023 - 08:08

    Analisti nga Shqipëria Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar situatën në Veri të Kosovës është shprehur se populli i Kosovës duhet të largojë Albin Kurtin nga qeveria, pasi sipas tij ky i fundit po rrezikon sovranitetin e vendit.

    I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se Kurti po vendos në pikëpyetje marrëveshjen e nënshkruar në Ohër dhe sovranitetin e Veriut.

    Më tej ai shtoi se ose Kurti ose Kosova do të shpallet “non grata” nëse kryeministri nuk largohet nga pushteti.

    “Sot është fundi i një kronike të paralajmëruar. Çdo minutë që Kosova nuk e largon Albinin, largohen vite nga Perëndimi. Dorëheqja e Albinit është pak. Kosova duhet të heqë dorë nga Albin Kurti nëse nuk do të ketë në pikëpyetje kufijtë dhe sovranitetin e saj. Sot Albin Kurti nuk është duke mbrojtur kufijtë e Kosovës, por është duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen e Ohrit dhe sovranitetin e Veriut të Kosovës. Sot o do shpallet ‘Non Grata” Albin Kurti ose Kosova nga SHBA”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark