Insajderi
Lajme

Laser drejt aeroplanit që fluturonte mbi Shtime: Piloti jep alarmin nga ajri, Policia kërkon autorin

Insajderi
09 August 2026 - 12:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Laser drejt aeroplanit që fluturonte mbi Shtime: Piloti jep alarmin nga ajri, Policia kërkon autorin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident i pazakontë dhe i rrezikshëm për sigurinë e aviacionit është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Shtime.

Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka drejtuar laser në drejtim të një aeroplani që ndodhej në fluturim, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 23:30, në rrugën “Komandant Kumanova”, afër “Liqenit të Mjellmave”. Incidenti është raportuar nga vetë piloti i aeroplanit me shenjën GP-603, i cili ka dhënë edhe koordinatat e sakta të lokacionit prej nga vinte laseri.

Pas marrjes së njoftimit, patrullat policore kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë kontrolluar zonën, mirëpo nuk kanë hasur në ndonjë person të dyshimtë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe u është kaluar njësive hetimore për identifikimin e personit të përfshirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark