Gjatë një debati politik të një emisioni televiziv ku u diskutua për zgjedhjet lokale që do mbahen me 17 tetor të këtij viti, analisti Blerim Latifi kishte diskutuar lidhur me kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe për atë se çka i dallon nga njëri tjetri.
Latifi ka thënë se tre kandidatët Uran Ismaili nga PDK, Përparim Rama nga LDK dhe Arben Vitia nga VV nuk dallojnë asgjë nga kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Përparim Rama, Uran Ismaili dhe Arben Vitia janë variante të Shpend Ahmetit, janë tri variante të ndryshme të Shpend Ahmetit. I vetmi njeri që bënë dallime prej tyre është Daut Haradinaj i cili ka një profil tjetër”, ka thënë Latifi.