Insajderi
Lajme

Latifi kritikon Kurtin: Nuk po kërkon vetëm ekzekutivin, por kontrollin edhe mbi Presidentin e Kryeprokurorin

Insajderi
08 July 2026 - 22:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Latifi kritikon Kurtin: Nuk po kërkon vetëm ekzekutivin, por kontrollin edhe mbi Presidentin e Kryeprokurorin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori Blerim Latifi ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është i interesuar që pushtetin e ekzekutivit ta ndajë me ndonjë subjekt tjetër politik.

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Latifi ka thënë se, sipas tij, Kurti përveç kontrollit mbi ekzekutivin synon të ketë ndikim edhe mbi institucionet tjera të rëndësishme të vendit, përfshirë pozitën e Presidentit dhe të Kryeprokurorit.

“A është në gjendje Kurti që të bëjë gjeneroz dhe të heqë dorë nga një pjesë e pushtetit që ai po thotë që ia ka dhënë populli. Kurti nuk është i interesuar me i dhënë pushtet nga ekzekutivi një subjekti tjetër politik, ai është interesuar që ta ketë të vetin, edhe kryeprokurorin. Kurti po do të ketë kontroll të plotë mbi gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë Latifi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark