×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Latifi, mjekëve të SHSKUK-së: Mësojeni këngën ‘oj Kosovë oj nana jem’

    Insajderi
    28 April 2022 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi iu ka thënë sot mjekëve që ta mësojnë këngën ‘oj Kosovë oj nana jem’.

    Ministria e Shëndetësisë ka organizuar sot një tryezë me temën “Transformimi i Shëndetësisë” ku kanë marr pjesë drejtuesit e SHSKUK-së, Bordi dhe drejtori i përgjithshëm, si dhe drejtorë të spitaleve rajonale dhe klinikave të QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.

    Në një fjalim të tij para mjekëve të cilët mbajnë pozita në SHSKUK, Latifi ka kërkuar nga ta që ta mësojnë këngën ‘oj Kosovë oj nana jem’.

    “Duhet me dasht pak ma shumë Kosovën. Kur të qoheni në mëngjes thuani oj Kosovë, nëse nuk e keni ndëgju atë këngën ‘oj Kosovë oj nana jem’ mësojeni. Ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Latifi.

    Përveç kësaj, ministri ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi në punë nga mjekët duke thënë se nuk duhet të lejojnë që profesionistët të ikin nga vendet e punës dhe të njëjtit të ndëshkohen me një vërejtje. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark