Latifi: Po të kishte qenë gjallë Jusuf Gërvalla do të ishte me Haradinajt në UÇK! – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Po të kishte qenë gjallë Jusuf Gërvalla do të ishte me Haradinajt në UÇK!

    Insajderi
    02 February 2025 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i çështjeve politike në vend Blerim Latifi, foli për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ku gjenralin Ramush Haradinajt dhe të tjerët i quajti gjeneral të vetëshpallur.

    Latifi tha se Jam shumë i bindur që po të ishte gjallë Jusuf Gërvalla, ai do të ishte anëtar i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra, do të ishte me Haradinajt dhe komandatët

    Latifi tha se po të ishte gjallë babai i saj do të ishte anëtar i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Jusuf Gërvalla ka qenë njëri nga nismëtarët e Lëvizjes Popullore nga e cila ka dal UÇK-ja. Jam shume i bindur që po të ishte gjallë Jusuf Gërvala, ai do të ishte anëtar i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra do të ishte me Dautin, dontë ishte me Haradinajt dhe me komandantat. Është diçka kondratotore që ajo po sulmon një trashigiki që i ka themelet nga babai i saj.

    Tutje Latifi tha se brenga kryesore e ministres së Punëve të Jashtme, është sigurimi i votave dhe se po frikësohet se do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës

    “Brenga e saj kryesore është sigurimi i votava. Ajo ka qenë e bindur se mandatin e ka të siguruar nga  potenciali i votave të LDK-së që kanë qenë në VV mandatine kaluar. Tash ajo ka frikë që më ato vota ma nuk janë ne VV. Ajo ka një panik që nuk do të zgjedhet prap për në Kuvendin e Kosovës.

    Ajo është duke e përdor diskursin anti-UÇK. Kur e dëgjojë këtë më duket se jemi kthy në vitin 2000/2001”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark