×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Latifi reagon ashpër pas deklaratës së Krasniqit: Budallenj të rrezikshëm, primitiv

    Insajderi
    30 December 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deklaratës së hoxhës, Shefqet Krasniqi në lidhje me festen e viti të ri, ka reaguar profesori universitar, Blerim Latifi.

    Latifi ka shkruar se është bërë rregull që sa herë vijnë festat e fundvitit vahabistat dhe klerikët e tyre nuk i zë vendi vend pa folur qysh Kosova duhet ta pres vitin e ri siç e presin në Afganistan.

    Ai tha se ata kërkojnë të veprohet si në Afganistan në errësirë pa qytete e sheshe të ndriquara.

    “Tanimë është bërë rregull që sa herë vijnë festat e fundvitit vahabistat dhe klerikët e tyre nuk i zë vendi vend pa folur qysh Kosova duhet ta pres vitin e ri siç e presin në Afganistan: në terr, në heshtje, pa qytete e sheshe të ndriquara, pa lojëra e dhurata për fëmijët, pa darka festive familjare e miqësore”, ka shkruar Latifi në facebook.

    Ai tha se duke vepruar kështu, japim argument kulturor Serbisë e cila nuk lë rast e mundësi për ta paraqitur Kosovën si një vend me prirje antimoderne e antieuropiane.

    “Të bëhemi gazi i botës dhe t’i japim edhe një argument kulturor Serbisë, e cila nuk lë rast e mundësi për ta paraqitur Kosovën si një vend me prirje antimoderne e antieuropiane; një vend ku në vend të dhuratave e mësimeve për ta gëzuar jetën, fëmijëve u mësohet se çfarë i pret në natën e parë të vorrit dhe flakët e xhehnemit nëse nuk jetojnë sipas direktivave të talebanizmit”, ka shkruar Latifi në postimin e tij në facebook.

    Ai gjithashtu bëri thirrje që të mos dëgjohen ‘talebanët shqipfolës’.

    “Prandaj, shqiptarë, kudo ku jeni, mos i dëgjoni talebanët shqipfolës, trajtoni ata ashtu siç e meritojnë, si primitivë, por edhe si e budallenj të rrezikshëm, si sherrbudallë, siç do t’i quante populli”, thuhet në postimin e tij.

    Kujtojmë se Krasniqi gjatë ditës së djeshme kishte lëshuar një deklaratë rreth festës së viti të ri duje kërkuar që tæ mos ia urojnë vitin e ri.

    ““E kujt është kjo festë e katolikëve e myslimanëve, kujt po ia uron? Doni mu ul me hangër më pi ha kush po të nal. Ti vetit ia kë ba hallall shumë sene tjera rakinë e alkoolin nuk qon peshë festimi Vitit të Ri përderisa ke ba hallall gjerat tjera. Po, mu mos ma uroni Festën e Vitit të Ri nuk më nderon, nuk më bëni nder me me sha”, tha ai.

    Postimi i plotë:

    Tanimë është bërë rregull që sa herë vijnë festat e fundvitit vahabistat dhe klerikët e tyre nuk i zë vendi vend pa folur qysh Kosova duhet ta pres vitin e ri siç e presin në Afganistan: në terr, në heshtje, pa qytete e sheshe të ndriquara, pa lojëra e dhurata për fëmijët, pa darka festive familjare e miqësore.

    Pra, kërkojnë që, duke vepruar si në Afganistan, të bëhemi gazi i botës, këtu kemi pasur fatin të jemi prej shekujsh, në Europë.

    Të bëhemi gazi i botës dhe t’i japim edhe një argument kulturor Serbisë, e cila nuk lë rast e mundësi për ta paraqitur Kosovën si një vend me prirje antimoderne e antieuropiane; një vend ku në vend të dhuratave e mësimeve për ta gëzuar jetën, fëmijëve u mësohet se çfarë i pret në natën e parë të vorrit dhe flakët e xhehnemit nëse nuk jetojnë sipas direktivave të talebanizmit.

    Prandaj, shqiptarë, kudo ku jeni, mos i dëgjoni talebanët shqipfolës, trajtoni ata ashtu siç e meritojnë, si primitivë, por edhe si e budallenj të rrezikshëm, si sherrbudallë, siç do t’i quante populli.

    Dhe, natyrisht, mos harroni: festoni e gëzoni familjet e fëmijët tuaj! Në veçanti fëmijët.

    Gëzuar!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark