Laura Fazliu nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian, pasi është mposhtur në gjysmëfinale.
Fazliu u ndal nga nga sllovenja Andrea Leshki, e cila realizoi Ippon.
Tani xhudistja kosovare kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Evropiani është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës.
Laura, e cilia po garon në kategorinë deri në 63 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në të dytin mposhti xhudisten nga Ukraina, Hrebenozhko Yuliia.
Ajo arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi mposhti në çerekfinale legjendën franceze, Clarise Agbegnenou.
Sot garuan edhe Akil Gjakova, i cili po ashtu po lufton për të bronztën, si dhe Loriana Kukua, por kjo e fundit është eliminuar në raundin e tretë.
Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta. /Lajmi.net/