×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Laurit Krasniqi i emocionuar pas golit dhe fitores ndaj Dritës: Nuk kam fjalë për këtë që ndodhi

    Insajderi
    29 July 2022 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Royal Antwerp ka arritur të marrë një fitore tejet të mundimshme ndaj Dritës në Prishtinë në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

    Skuadra belge triumfoi me shifrat 0-2, në një ndeshje ku vuajtën shumë përballë Dritës që luajti 180 minuta shumë të mira në dy sfidat.

    Golin e parë për Antwerp e realizoi mbrojtësi i majtë kosovar Laurit Krasniqi dhe për këtë ai është shumë i emocionuar.

    Krasniqi kishte arritur në zonën e Dritës dhe u gjend bukur duke realizuar me kokë për 0-1.

    Talenti kosovar ka mbetur pa fjalë me golin e shënuar, teksa Antwerp i ka publikuar një video në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

    “Unë vetëm mund të ëndërroja për këtë moment… Nuk kam fjalë për të përshkruar”, ka thënë Krasniqi derisa u përshëndet me familjarët e tij në stadiumin ‘Fadil Vokrri\ dhe po shkonte drejt zhveshtoreve.

    21-vjeçari ka debutuar këtë vit me ekipin e parë të Antwerpit, derisa shihet si një mbrojtës me të ardhme të ndritur. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark