×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lavrov: Nuk ka propozim serioz nga Perëndimi për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë

    Insajderi
    28 June 2023 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë të mërkurën se nuk ka pasur propozime serioze nga Perëndimi për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

    “Nuk kishte propozime serioze nga askush në përgjithësi. Po mendoj nga Perëndimi”, ka thënë Lavrovi në një intervistë të publikuar në faqen e Ministrisë.

    Sipas tij, sa më shumë që Ukraina dhe Perëndimi e vonojnë marrëveshjen e paqes “aq më i vështirë do të jetë negocimi”.

    Vitin e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka prezantuar para liderëve të G20-ës një plan 10-pikësh për të përfunduar pushtimi ukrainas. Aty përfshihen edhe siguria atomike, siguria e ushqimit, një tribunal special për të gjykuar krimet ruse dhe një marrëveshje paqeje përfundimtare me Moskën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark