Lazio arriti të barazonte me rezultatin 2-2 në frymën e fundit ndaj Juventusit në stadiumin “Allianz” mbrëmjen e së hënës, duke marrë një pikë me vlerë për zonën Europiane.
Ajo që ra më shumë në sy ishte në tribunën kryesore ku ndeshjen po e shihte nga pranë drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare në shoqërinë e djalit të tij të vogël, Elian Tares. I biri i Igli Tares, ra në sy me gjestet dhe festimin e tij të golave të Lacios.
Në fillim Elian Tare bëri gjestin e lutjes dhe të kryqit dhe më pas duke festuar te goli i barazimit në minutën e 90+6′ nga Milinkoviç-Saviç. Pamje që u bënë virale në rrjet.