Pavarësisht golit të fitores ndaj Atletico Madrid, Vedat Muriqi pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Mallroca.
Sipas mediumit italian Corriere Della Sport, klubi spanjoll nuk do ta mbajë Muriqin më tepër dhe sulmuesi kosovar do të rikthehet te Lazio.
Muriqi ishte transferuar në muajin janar nga Lazio te Mallorca në formë huazimi por me të drejtë blerje, mirëpo duket se ekipi spanjoll nuk është i kënaqur me formën e reprezentuesit kosovar.
Sulmuesi 27-vjeçari në 11 paraqitje me ishullorët ka shënuar tre gola, dy prej të cilave i ka arritur nga penalltia.
As Lazio sikurse Mallorca nuk e do Muriqin, por italianët janë pothuajse të sigurtë se Fenerbahçe do të përgatis një ofertë për Muriqin dhe do të tentojë ta rikthejë sulmuesin në anën e tyre.