×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LDK del me qëndrim për dhunën në Kuvend

    Insajderi
    14 July 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot kryesinë e partisë, për të diskutuar “hapat e ardhshëm”, që do t’i ndërmarrin.

    Aty diskutuan  lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

    Në komunikatë për media të lëshuar nga LDK pas këtij takimi, thuhet se partia që drejton Abdixhiku dënon dhunën e ndodhur në Kuvend dhe se LDK refuzon dhunën sim jet.

    Tutje thuhet se LDK konsideron që duhet fokusuar tek normalizimi i situatës në veri të vendit dhe tek luftimi i krimit dhe korrupsionit.

    Partia që drejton Abdixhiku pas kësaj mbledhej ka kërkuar përgjegjësi politike për audio-incizimet ne të cilët shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila konfirmon vetë se ka biseduar me Milan Radojicicin.

    Reagimi i Plotë:

    LDK vlerëson se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri, luftimin e krimit dhe korrupsionit. LDK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion.

    Nga të gjitha skandalet e partisë në pushtet qytetarët janë harruar, prandaj është jetike që vëmendja e institucioneve të Kosovës të kthehet tek sfidat e tyre të përditshme.

    LDK do të vazhdojë konsultimet me grupe të ndryshme shoqërore në kuadër të nismës drejt rrugës së re; në ndërtimin e masës kritike për ruajtjen e demokracisë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik, si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Kosova duhet të kthehet në binarët e saj, prej ku pushteti populist e ka larguar duke e futur vendin në sanksione për tu zmbrapsur pastaj në pikën që LDK ka insistuar në vazhdimësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark