×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    LDK demanton Qeverinë: Kosova nuk ka përparuar në indekset ndërkombëtare

    Insajderi
    08 April 2024 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës në një komunikatë për media, ka shprehur shqetësim për raportin e BE’së. Në atë raport Kosova ishte vlerësuar me notën më të ulët “progres i limituar”.

    Mes tjerash LDK ka demantuar deklaratat e Qeverisë, duke i vlerësuar ato si të pavërteta, “se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare”. LDK do t’i gëzohej raporteve po të ishin të vërteta e Kosova të shënonte progres në të gjitha fushat. Në fakt, Qeveria e Kosovës po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara tashmë.

    “Nuk ka se si të ishte më ndryshe, ku në po të njëjtin raport përmenden kontratat sekrete. Pra ka propagandë nuk ka luftë kundër korrupsionit!” thuhet në komunikatë.

    Më tutje LDK ka thënë se Kosova për herë të parë në historinë e saj është ende nën sanksione të BE-së.

    “LDK po ashtu pati ngritur shqetësimet pas publikimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (Transparency International), ku Kosova ishte vlerësuar vetëm me 41 pikë. Sipas Transparency International, Kosova vendin e 83-të e ndau me Burkina Fason, Afrikën e Jugut e Vietnamin. Po ashtu Kosova ishte e renditur pas Malit të Zi e pas Maqedonisë së Veriut. Përveç tjerash, radhitja e shteteve në këtë indeks nuk tregon asgjë sepse vendet mund të ndryshojnë renditje pa pasur asnjë përmirësim. Vetëm gjatë qeverisjes së LDK-së (2014-2017), Kosova u ngrit nga 33 poena, në 39 në Transparency International, që do të thotë se pushteti e mori mandatin me 39 poena dhe nuk e ngriti më shumë se 2. Pra ka propagandë, nuk ka lëvizje në indekset ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

    LDK qeverinë Kurti e ka vlerësuar si qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark