×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    LDK denoncon një rast në Vushtrri- Si u falsifikuan nënshkrimet nga zyrtarë komunalë që të përfitohet në “kurriz” të qytetarëve?

    Insajderi
    15 October 2023 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri, ka denoncuar një rast, sipas të cilëve zyrtarë komunalë kanë keqpërdorur nënshkrimin e një zyrtari tjetër me qëllim që të inkasojnë shuma mbi tre mijë euro nga dy qytetarë të kësaj komune.

    LDK-ja në Vushtrri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, thotë se dy urdhëra përmbarimorë të cilëve iu falsifikua nënshkrimi nuk përmbanin as logo të Komunës së Vushtrrisë e as vulë të protokollit.

    “Zyrtar komunal, të Komunës së Vushtrrisë, në mënyrë kriminale, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, duke falsifikuar e nënshkruar dokumente pa qenë të autoriziar e në emër të një zyrtari tjetër, kanë tentuar të inkasojnë shuma mbi 3 mijë euro nga së paku 2 qytetarë të Vushtrrisë (hetimet do të zbulojnë nëse ka edhe lëndë tjera të ngjashme)”, thueht në postimin e tyre.

    Ata kanë njoftuar se rastin e kanë dërguar pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

    “LDK kërkon që urgjentisht të fillojnë hetimet për këto fakte të falsifikimeve ndërsa zyrtarët përgjegjës të suspendohen menjëherë që të mos i dëmtojnë dëshmitë e tjera”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark