Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, duket se është partia më e votuar në vend.
Nga burime brenda KQZ-së bëhet e ditur se LDK-ja ka marrë 170.177 vota për asamble komunale, të cilat janë treguese edhe të fuqisë politike në nivel vendi.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 167.519 vota për asamble komunale, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 161.383 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 90.708 vota.
Bazuar në këtë rezultat, LDK-ja është partia më e votuar në vend. Fitorja e parë e LDK-së në këto zgjedhje i erdhi nga mërgata, e cila ia dha 3234 vota nga 9302 votues gjithsej, apo 35% të votës së përgjithshme të saj.