Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një konference për media KQZ, ka njoftuar Se Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 132, shkruan Insajderi.
Kandidat për kryeministër LDK në këto zgjedhjet ka Avdullah Hotin.
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.