×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    LDK i lë fajin qeverisë Kurti për rritjen e çmimit të rrymës

    Insajderi
    25 January 2024 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, është shprehur se faji për rritjen e madhe të çmimit të rrymës, është kryekëput i Qeverisë.

    Azemi para gazetarëve ka transmetuar se është hera e dytë që qytetarët po pranojnë fatura me shumë marramendëse dhe po kanë vështirësi t’i paguajnë.

    Ai thotë se gjatë mandatit të qeverisë Kurti çmimi i rrymës është rritur dy herë.

    Albin Kurti sa ishte në opozitë thoshte se qytetarët jetojnë mbi thëngjill dhe nuk është e drejtë të paguajnë kaq shtrenjtë energjinë elektrike” tha Azemi.

    Ai ka theksuar edhe arsyet për të cilat është rritur çmimi i rrymës në Kosovë.

    Blloku A5 i termocentralit Kosova A ishte mbajtur jashtë funksionit për muaj të tërë, që ua mundësoi shokëve të Albin Kurtit, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi që ta shesin energjinë elektrike me shuma të mëdha”, thotë Azemi.

    Sipas Azemit, “kjo qeveri s’ka kapacitet dhe aftësi për të bërë më mirë sepse janë një grupacion i papërvoje që nuk kanë njohuri as për energji e as për diçka tjetër”.

    Ai LDK-në e cilëson të vetmen parti në Kosovë e cila ka program specifik për ta zgjidhur problemin e energjisë dhe për t’iu shmangur krizave energjetike.

    Siç e kemi thënë edhe në programin tonë “Rruga e Re”, e shohim të pashmangshëm ndërtimin e centralit me gazin amerikan me kapacitet prej 500 megavatë. Gazimifikimin e Kosovës me gazin amerikan që do të vij nga Shkupi e do të shkojë deri në Mitrovicë”, ka deklaruar Azemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark