×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    LDK-ja e bën drejtor shkolle asamblistin e komunës në Dragash

    Insajderi
    25 January 2024 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pushteti i LDK’së në Dragash ka përzgjedhur drejtor të shkollës “28 Nëntori” asamblistin e saj, Naser Myrtezani.

    Asamblisti i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK’së, Naser Myrtezani tash e disa muaj mbante pozitën e ushtruesit të detyrës në shkollën “28 Nëntori” në Brodosanë. Ndërkaq, nga 23 janari është përzgjedhur në pozitën e drejtorit.

    Gazeta Insajderi një muaj më parë kishte pyetur Komunën e Dragashit nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje politike për zgjedhjen e U.D drejtorit të kësaj shkolle, por, të njëjtit thanë se Naser Myrtezani është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit dhe se në vend të tij është emëruar një U.D. tjetër.

    Sa i përket pyetjes suaj, ju informojmë se z.Naser Myrtezani ka qenë i caktuar përkohësisht si U.D. i Drejtorit të ShFMU ’28 Nëntori’ në Bresanë, me kërkesë të Këshillit Drejtues dhe Këshillit të Prindërve të kësaj shkolle, si dhe me propozim të Drejtorisë Komunale për Arsim, ndërsa tash i njëjti është shkarkuar nga kjo pozitë dhe në vend të tij është emëruar një U.D. tjetër, deri në përmbylljen e procedurave të konkursit të rregullt për drejtorë të shkollave në Komunën e Dragashit, i cili është në proces dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Komunës së Dragashit në dhjetor të 2023’ës.

    Por, kjo duket të mos ketë qenë e vërtetë, pasi që e kundërta vërtetohet nga postimet e asamblistit Myrtezani në rrjetin social Facebook. Bazuar në postimet e tij gjatë dhjetorit dhe janarit, shihet se ai ushtronte pozitën e drejtorit dhe jo dikush tjetër.

    Dhe po ashtu, i njëjti është përzgjedhur si ‘drejtor’ në konkursin e hapur në 8 nëntor 2023, rezultatet të cilat u bënë publike me 23 janar 2024.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Myrtezanin, por, i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark