×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK kërkon formimin e Komisionit Hetimor për subvencionimin e librave

    Insajderi
    04 April 2024 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar formimin e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe atij të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

    Deputetja e kësaj partie, Vlora Dumoshi sot para deputetëve në Kuvend, tha se nëse pamundësohet formimi i këtij komisioni, sipas saj, ata do të kërkojnë nga prokuroria nisjen e hetimit të këtij procesi.

    “Ne kërkojmë pa dyshim pa asnjë zhurmë, formimin e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore . Nëse ju nuk e pranoni që ky komision të formohet kjo do të thotë se ju keni gabuar, ju keni shkelur ligjin, siç e keni shkelur edhe kushtetutën më parë”.

    “Nëse sot e pamundësoni formimin e Komisionit Hetimor ne publikisht i bëjmë thirrje prokurorisë që të nis e të hetojë tërë këtë proces”, është shprehur ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark