Insajderi
Lajme

LDK  kërkon nga VV-ja të mos shërbehet me informata të Beogradit

Insajderi
24 April 2016 - 17:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për partinë e kryeministrit Isa Mustafa, deklaratat e fundit të partisë më të madhe opozitare, mbi mbajtjen  e zgjedhjeve serbe në vendbanimet serbe duke i quajtur si nënshtrim të Kosovës ndaj Serbisë, janë patetike dhe i shërbejnë nxitjes së gjuhës së urrejtjes.

“LDK nga Lëvizja Vetëvendosje kërkon që njëherë e përgjithmonë të heqin dorë nga trajtimi i Beogradit si burimi kryesor i informacionit, i politikbërjes dhe orientimit politik karshi Kosovës dhe që të mos shndërrohen në subjekt politik i cili merret ekskluzivisht dhe i jep publicitet në Kosovë atyre çka thotë e bën Serbia”, thuhet në këtë komunikatë.

LDK ia ka përmendur edhe një herë “qëndrimin ofendues të disa drejtuesve të VV-së karshi simboleve të shtetit të Kosovës”, për të vazhduar me proklamimin e Kosovës si shtet të përkushtuar për fqinjësi të mirë por që fatin e saj nuk e lidh me asnjë shtet fqinj, e aq më pak me Serbinë.

Sipas LDK0së, Serbia në një ditë të afërt, do të detyrohet të “pranojë realitetin, të kërkojë falje dhe të shlyejë borxhet e panumërta morale, politike e materiale që ka ndaj qytetarëve të Kosovës”./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark