Insajderi
Lajme

LDK: Kosova meriton zgjidhje reale – jo statistika të rreme, në lojëra shpërblyese online

Insajderi
17 January 2025 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK: Kosova meriton zgjidhje reale – jo statistika të rreme, në lojëra shpërblyese online
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, e nisi sot konferencën për media nga selia e partisë duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë politike të presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

“Përshëndetje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shtëpia e lirisë, pavarësisë, demokracisë themelet e së cilës i vendosi Ibrahim Rugova e ku zot shtëpie, dikur fizikisht e përgjithmonë shpirtërisht është Ibrahim Rugova.”

Nga “shtëpia e demokracisë”, Mustafa kritikoi ashpër qeverisjen e Vetëvendosjes (VV), duke e akuzuar për dështime në katër vitet e fundit.

Në dritën e një sondazhi kontraverz të së enjtes, ai shtoi se Kosova nuk mund të përparojë përmes statistikave të rreme dhe lojërave shpërblyese online, por kërkon lidership që fokusohet në zgjidhje konkrete.

“Asnjë mashtrim i VV-së nuk mund të fshehë dështimet e katër viteve të fundit. Kosovarët meritojnë lidership që fokusohet në zgjidhje reale, jo ne shifra të rreme të lojërave shpërblyese ne internet. E ardhmja e Kosovës është shumë e rëndësishme e nuk i meriton këto lojëra te VV-së. NDRYSHIMI PO VJEN PËR KOSOVËN!”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark