Insajderi
Lajme

LDK në Podujevë: Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi

Insajderi
07 September 2024 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK në Podujevë: Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i degës së LDK’së në Podujevë, Ekrem Hyseni, e ka quajtur “tradhtar” dhe “mashtrues” kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin. Kjo, pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Hyseni me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Bulliqi s’i bën nder Rugovës dhe se kjo u bë për të përfituar politikisht në emër të Rugovës, shkruan Insajderi.

“As të tjerët, e as Bulliqi që deri dje ishte në struktura të larta të LDK-së në Podujevë, nuk qenë në gjendje as ta propozojnë e as ta bëjnë një shtatore të tillë, por e bëri e sot për të përfituar edhe një herë në emër të Presidentit Rugova dhe të LDK-së”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Vendosja e saj po bëhet në prag të një fushate zgjedhore, nga një mashtrues tipik, i cili herë thirret në Ibrahim Rugovën e në të djathtën, herën në Albin Kurtin e në të majtën, me qëllim të mbijetesës së tij politike e realizimit të interesave puro personale.

E djathta dhe e majta janë thellësisht e thelbësisht të ndryshme, ashtu siç janë thelbësisht të ndryshëm Ibrahim Rugova e Albin Kurti.

Prandaj, secili që është me të djathtën, me Rugovizmin nuk përfundon në prehrin e Albin Kurtit, siç ka përfunduar një mashtrues i llojit të Shpejtim Bulliqit, i cili s’ka lënë rast pa përfituar nga LDK-ja sa ishte në pushtet, e për të ruajtur e zhvilluar edhe më ambiciet e tij politike e biznesore tradhtoi LDK-në duke përfituar nga LVV.

Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark