Insajderi
Lajme

LDK në Prishtinë akuzon Ahmetin për përdhosje të flamurit shtetëror

Insajderi
19 April 2016 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përmes një reagimi të lëshuar nga Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë, ata e quajtën “të turpshme, të padinjitetshme dhe ofenduese” përdhosjen, siç e quajnë ata, verbale të flamurit të Kosovës.

“Më përpjekje që të paraqesë flamurin kombëtar shqiptar dhe flamurin e Republikës së Kosovës si simbole kundërthënëse ndërmjet vete, të bëra pikërisht në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po shkel mbi sakrificat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci dhe për shtetin e pavarur të Kosovës” thuhet në reagimin e tyre.

Ata thanë se asnjë flamur nuk duhet të jetë arsyetim i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, për ti fshehur “dështimet e deritanishme në kryeqytet”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark