Përveç kësaj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, njoftoi Kryesinë për të arriturat e fundit të Qeverisë që ai udhëheq.
“Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi Kryesinë e LDK-së për zhvillimet e fundit në vend, për procesin e liberalizimit të vizave, dhe përkrahjen e madhe dhe thelbësore të Partisë Popullore Evropiane, EPP, në këtë proces”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Kryesia e LDK-së e vlerësoi punën e kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për realizimin e programit qeverisës. /Insajderi.com