×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Qeveria po mashtron, me trendin aktual Kosovës i duhen 40 vjet për të arritur Kroacinë

    Insajderi
    06 April 2024 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti se është duke i mashtruar qytetarët.

    Sipas këtij subjekti “Qeveria për ta bërë vetën të duket mirë po e krahason rritjen ekonomike me vitin kur vendi ishte mbyllur për shkak të pandemisë”.

    “Gjatë tre viteve të fundit, rritja mesatare ekonomike në vend ka qenë vetëm 3.6%. Qeveria, për ta bërë veten të duket mirë, llogaritë dhe rritjen ekonomike gjatë vitit postpandemik; vit që krahasohet me vitin e mbylljes totale. Natyrshëm, çdo vit krahasuar me mbylljen totale e kolapsin ekonomik del rritje. Sepse gjatë mbylljes totale e krizës historike – siç ishte ajo e pandemisë – kishte rënie të thellë e të paprecedentë ekonomike. Krahasimi me pandeminë është mashtrim”, thuhet në postimin e LDK-së.

    Tutje LDK thotë se me trendin aktual Kosovës i duhen 40 vjet për ta arritur Kroacinë teksa ka theksuar se pa investime e projekte kapitale nuk mund të ketë zhvillim.

    Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare ekonomike ishte 4.7%. Kjo Qeveri, nuk po arrinë të mbërrijë as mesataren e 10 viteve të fundit. Me këtë trend, Kosovës do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë. Arsyeja për një rritje jo të mjaftueshme ekonomike është mungesa e investimeve kapitale. Kujtojmë se në 3 vitet e fundit, imvestiemt qendrore janë – si asnjëherë më parë – vetëm 11%. Gjersa, Qeveria në këto tre vite ka ndarë 811 milionë euro para si ndihmë. Pa investime e projekte kapitale, nuk mund të ketë zhvillim. Propaganda nuk e bën ekonominë. Fundja, mirëqenia e zhvillimi s’mund të fshihen sepse ato i ndjenjë qytetarët tanë në çdo hap të tyre”, thuhet tutje në postim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark