Lidhja Demokratike e Kosovës, ka treguar fuqinë në një tubim masovik për kandidatin e këtij subjekti për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hysenin, raporton Gazeta Insajderi.
Në një tubim madhështor në qendër të Podujevës, Lidhje Demokratike e Kosovës ka treguar “dhëmbët” duke organizuar njërin nga marshet elektorale më masovike të kësaj fushate, në përkrahje të Ekrem Hysenit, i njohur ndryshe edhe si “Doktori”.
Ekrem Hyseni ia doli të dilte i pari në raundin e parë, me 44.20% të votave, kundrejt kryetarit në detyrë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqit, i cili mori 44.16%.