×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Le ta futë në ram atë fotografi”, si përpiqej eksperti i VV’së që ta zhvleftësonte takimin Trump-Hoti

    Insajderi
    21 November 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gani Jakupi, i angazhuar si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’ nga Ministria e Jashtme përveç thurjeve të lavdeve publikisht ndaj VV-së, ishte përpjekur edhe që të ‘ulte’ partitë e tjera.

    Në një intervistë dhënë para tre viteve kur edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ishte takuar me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump, Gani Jakupi ishte munduar që ta zhvlerësonte këtë takim.

    Ai kishte thënë se ai mund ta fusë në ram foton në Shtëpinë e Bardhë.

    Sipas tij Trump as nuk edi se ku është Kosova.

    Donald Trumpi nuk e di ku është Kosova, ta themi më së thjkeshti. E Hoti le ta fusë në ram atë fotografi të vizitës në Shtëpi të Bardhë, pasi nëse fiton Trumpi, ai nuk do ta shoh Shtëpinë e Badhë as prej trotuari. Nuk i intereson Trumpit Kosova, i ka vyjtë për kampanjë elektorale, si ka dal ashtu si ka menduar“, kishte deklaruar ai për DESKUN në KTV në vitin 2020.

    Jakupi është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje pasi edhe publikisht i kishte thurur lavde kësaj partie.

    Në të njëtjën intervistë ai kishte thënë se politika e Kosovës para ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë si biznes familjar.

    Në Kosovën nuk jam interesuar për një arsye të thjeshtë. Deri me paraqitjen e VV-së ka qenë gjithmonë si ‘family business’. Politika ka qenë si ‘family business’. Janë marrë vesh ndërmjet vete qysh po i ndajmë gjërat, cila mu e cila ty, kush më shumë e kush më pak. Nuk po bëjë propagandë për VV-në. Por besoj është shumë e shëndetshme, jo vetëm për Kosovën“, kishte deklaruar ai.

    Gani Jakupi jeton në Barcelonë të Spanjës paguhet nga buxheti i Kosovës, hiç më pak se 7,500 euro në muaj ose 90.000 euro për një vit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark