Arsenali me sa duket ka reaguar ndaj fishkëllimave të tifozëve të Milanit me një video që përmbledh momentet e tij më të mira të vitit 2023.
Portugezi u fishkëllye nga disa tifozë të Milanit në “San Siro” të shtunën, në fitoren 1:0 ndaj Sassuolos.
Disa tifozë të gjigantit italian duket se janë të pakënaqur me formën e Leaos, i cili golin e fundit në Serie A e ka shënuar në shtator.
Ai duket se ka reaguar ndaj tyre përmes një video të publikuar në “Instagram” me momentet e tij më të mira të këtij viti.
Videoja përfshin një intervistë pas ndeshjes nga sezoni i kaluar kur 24-vjeçari tha: “Kritika më shtyn, kështu që vazhdoni të flisni, unë flas në fushë”.
Leao gjithashtu shkroi: “Unë do të jem gjithmonë unë kundër meje … faleminderit 2023, 2024 ne vijmë për më shumë”.