×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

    Insajderi
    18 March 2024 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dramat dhe situatat e pazakonta po vazhdojnë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania dhe kësaj here protagonistë ishin Ledjona Xheladinaj si dhe Romeo Veshaj.

    Gazetarja, e cila po qëndronte ulur pranë moderatorit, i hodhi një vezë në kokë duke argumentuar se këtë e bëri si kundërpërgjigje ndaj Romeos i cili iu drejtua banorëve me termin “dele”.

    “Na thoshte, dele, dele, ja edhe pulën ja vendosa në kokë”, ishte arsyetimi i Ledjones pas veprimit.

    Romeo, përkundër kësaj qëndronte i qetë, por u mundua që t’ia kthente vetëm me fjalë.

    “Je komplet e paaftë, je vajza më e paaftë që kam parë ndonjëherë”, i tha ai Ledjonës.

    Pas këtij veprimi, i bërë në sy të të gjithëve, reagimi ishte i menjëhershëm nga ana e Ilnisës e cila e “përgëzonte” Ledjonën për këtë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark