Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.
Të emocionuar për pritjen e vajzës, çifti kanë vendosur që t’i bëjnë vajzës një dhuratë para ardhjes në jetë.
Reperi ka punuar një këngë, të cilën po ia kushton vajzës, ndërsa përmes një fotografie pranë Sarës, ai e konfirmoi kohën e publikimit të projektit.
Bazuar në atë foto, pritet që kënga të jetë e shoqëruar edhe me klip dhe pjesë e tij të jetë edhe partnerja e tij, Sara Hoxha, ngase këngën e paralajmëroi me imazhin, ku të dy shfaqen gjysmë të zhveshur.